Instalimi i sistemeve
Ne jemi ekspertë edhe të instalimit të sistemeve.Disponojmë me rrjet me përvojë instaluesish të certifikuar,të cilët kanë kryer trajnime teorike dhe praktike në Austri për instalimin e pompave termike, sistemeve solare, trajtimit të ujit.
Mbikëqyrim instalimet
Vënia në punë
Balancimi hidraulik i sistemeve pas përfundimit të instalimit
Ofrojmë garancione europiane
Nëse po kërkoni një partner të besueshëm dhe të sigurt për projektim, realizimin dhe instalim, ne jemi këtu për ju
Trajnim për përdorim
Edhe pse produktet dhe teknologjitë për ngrohje, ftohje, energji solare, trajtim të ujit, të cilat i instalojmë tek klientët tanë janë më modernet, intuitive për t'u përdorur dhe më shpesh lidhen dhe menaxhohen lehtësisht permes aplikacioneve nga pajisja mobile, për rehati dhe siguri më të madhe për përdoruesit, ofrojmë trajnime për përdorimin e sistemeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse behet fjale një objekt të madh dhe sistem i madh, i cili ka specifikat e veta.
Nuk keni pse të shqetësoheni nëse do të mund te mësoni shpejt përdorimin e sistemeve dhe si të merrni maksimumin nga sistemi juaj, ne do t'ju ndihmojmë të mësoni të gjitha mënyrat për të përfituar rehati maksimale, ndërkohë të reduktoni kostot.
Garancioni për shërbime dhe produkte
Produktet superiore nga prodhuesit austriakë dhe gjermanë dhe ekspertiza superiore ne projektim, instaluesit e trajnuar posaçërisht për montim, instalim dhe vënien në punë të sistemeve, si dhe trajnimet që u sigurojme per përdoruesit për manovrim të drejtë dhe mirëmbajtje ditore të sistemeve, na mundësojnë të kemi garanci shumëvjeçare për produktet, si dhe garanci europiane për shërbimet që ofrojmë. Me Eneks ju jeni gjithmonë në anën e sigurt.
Shërbimi
Treguesit e telekomandës dhe të kontrollit të produkteve që ofrojmë mundësojnë mirëmbajtje të thjeshtë dhe në kohën e duhur të sistemeve, si dhe përdorim afatgjatë pa pasur nevojë për ndërhyrje dhe servisime të mëdha, megjithatë shërbimi dhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve është një nga faktorët kryesorë për klientet tanë. Me teknikët tanë të çertifikuar të shërbimit të cilët kanë kaluar trajnimet nga prodhuesit, ju ofrojmë mbështetje të plotë në mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve të ngrohjes, ftohjes, trajtimit të ujit, fotovoltaikëve.
Me çdo servis, ofrojmë gjithashtu edhe garanci të zgjatur për sistemet nga portofoli ynë.
Ofrojmë 3 pako të ndryshme të mirëmbajtjes për pompat termike iDM.
Monitorimi
Për optimizimin e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, sistemeve solare, është i rëndësishëm monitorimi i të gjitha sistemeve .Eneks ofron edhe këtë mundësi për klientët e saj, si dhe mundësinë e monitorimit të parametrave të secilës pompë termike. Nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të funksionimit të sistemit,bëjmë optimizimin e tij,me qellim që të ulen edhe më tej kostot e energjisë, në të njëjtën kohe duke ruajtur komoditetin e qëndrimit në objekt. Kontrolluesi i pompës termike ka mundësinë e kontrollit zonal të temperaturës dhe lagështisë në protor dhe në këtë mënyrë rritet më tej komoditeti, por gjithashtu duke kontribuar në kursimin maksimal të energjisë. Çdo shkallë e ndryshimit të temperaturës nënkupton 12-15% më shumë energji, kështu që rregullimi zonal kontribuon ndjeshëm në kursimin e energjisë në objekt. Kontrolluesi i pompës termike mund të kontrollojë edhe sisteme të tjera që përbëjnë ngrohjen, ftohjen, ventilimin, sistemin solar... përmes një displeji kemi rregullimin e të gjithë sistemit HVAC. Nëpërmjet protokollit modbus, navigatori mund të lidhet me BMS në objektet, ku ka një pasqyrë të plotë dhe rregullim më të avancuar të të gjitha sistemeve.
Përveç mundësive të shumta të rregullimit dhe sigurimit të komoditetit superior në ambient, automatizimet e pajisjeve nga Eneks Group Engineering ofrojnë kushte shumë të favorshme për servisim dhe mirëmbajtje të sistemeve. Sistemet janë të pajisura me të gjithë sensorët e nevojshëm, keshtu qe edhe për devijimin më të vogël nga parametrat e vendosura, informohet përdoruesi përfundimtar. Përmes SMS ose e-mail, mund të njoftohet përdoruesi përfundimtar, serviseri... në varësi të përdoruesve të përzgjedhur. Nëse alarmet shpërfillen, sistemi ndalon pas 5 alarmeve të njëpasnjëshme, nuk ka asnjë mundësi për ndonjë aksident më të madh. Nëse sistemi është vazhdimisht i lidhur me internet, kemi një historik të plotë të funksionimit të sistemit të ngrohjes. Mund të merrem të dhëna në nivel ditor, javor, mujor në formë tabelare ose të kontrollojmë grafikisht të gjithë parametrat e sistemit. Shumë shpesh nuk bëhet fjalë për një defekt të madh mekanik, kështu që mundësitë për mirëmbajtje në distancë të kontrolluesit mundësojnë që të ndërhyhet në sistem dhe të zgjidhet shpejt problemi pa vizituar fare objektin.
Investimi në kontrollet e avancuara te rregullimit dhe monitorimit, përveç kënaqësisë më të madhe të përdoruesit të fundit, kontribuon gjithashtu në kursime të konsiderueshme të energjisë, kursime në kostot e mirëmbajtjes dhe përfshirje me te vogel të teknikëve të shërbimit.