top of page

Në këtë seksion, ndajmë me ju përvojat e ekspertëve tanë, ju tregojmë shembujt dhe praktikat më të mira, u përgjigjemi pyetjeve më të shpeshta dhe ju këshillojmë.

Krenar për klientët e kënaqur

Për më shumë se 10 vjet ne kemi përmirësuar cilësinë e jetës dhe produktivitetin e punës së klientëve tanë me zgjidhjet e ngrohjes, ftohjes dhe ujit të nxehtë, duke u ofruar atyre efikasitet energjetik, ulje të kostove dhe rehati maksimale. Faleminderit për besimin tuaj!

Shikoni disa nga projektet e zbatuara nga ekspertët tanë:

Горди на задволните клиени

Brendet e kualitetit të lartë kërkojnë objekte cilësore dhe sisteme të plota ngrohjeje, ftohjeje dhe ventilimi.

Ju përcjellim përvojat e klientëve dhe miqve tanë! Tritex është një bredn lider i të brendshmeve në Maqedoni, historia e suksesit të së cilës fillon në fund të vitit 1994. Produktet e prodhuara nga kompania përmes shitjes me shumicë shperndahen në tërë Maqedoninë. Prodhimi i tekstileve të cilësisë së lartë kërkon edhe një objekt cilësor, fabrikë që ofron kushte të shkëlqyera për punonjësit e saj në të cilën ata prodhojnë produktet më të mira.

“Fillimet nuk ishin të lehta. Prodhimi ishte vendosur në një ndërtesë të vjetër. Qëllimi nuk ishte i përshtatshëm për një fabrikë tekstili, sistemi i ngrohjes ishte me nafte, nuk kishte ajrosje dhe ftohje. Kostot e ngrohjes ishin shumë të larta dhe ndërtesa nuk ngrohej mjaftueshëm. Brendi Tritex është sinonim i atij grupi të synuar të konsumatorëve që preferojnë cilësinë, prandaj na duhej edhe një objekt i ri modern i ndërtuar sipas të gjitha standardeve Europiane. Në atë histori ndërtimi me cilësi të lartë, projekti dhe zgjidhjet tona te ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit përshtaten në mënyrë të përsosur.
Zgjidhja na ofroi ulje të ndjeshme të faturave të energjisë elektrike, kurse komoditeti në zyra dhe në objektin e prodhimit është i pakrahasueshëm me situatën e mëparshme. Tani kemi vërtet një atmosferë të këndshme për punë - temperature ideale si në dimër ashtu edhe në verë, dhe faturat e rrymës janë dukshëm të reduktuara."
- deklaron njëri nga pronarët e fabrikës së tekstilit Tritex, Dejan Naumoski.

Picture 1.jpg
xxcfgvc.jpg

Për Tritex nga Prilepi, Eneks Group Engineering ka implementuar sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit me pompa termike nga IDM-Terra MAX 70 P x 2 ujë-ujë me fuqi termike 190 KW dhe koeficient kursimi COP prej 5.7. Për ventilim, përdorëm një rekuperator Komfovent prej 18,000 m3/orë me një shkalle kursimi prej 60%. 
Në sallën e prodhimit është instaluar ngrohje industriale në dysheme dhe një sistem ftohjeje tavani në zyra. Përdoret gjithashtu një sistem për përdorimin e mbeturinave të energjisë termike nga kompresorët e ajrit të kompresuar.
Jemi të lumtur të kontribuojmë në të paktën një pjesë të vogël të historisë së suksesit të Tritex.

bfbebfde.jpg

Në Qendrën e Trajnimeve Procredit Bank në Brezovicë, projektuam dhe instaluam një zgjidhje të plotë për ngrohje, ujë të ngrohtë dhe ftohje, si dhe një sistem solardhe ventilim me pompë termike Ujë-Ujë të iDM 2 x AL 60 Max, sistem solar Sonnenkraft dhe opsion Higienik nga i njëjti prodhues për ngrohjen e ujit të ngrohtë sanitar, ngrohje nën dysheme, fancoilers GALLETTI dhe rekuperatorët Komfovent.

4e38a5_a6470a93759745adaf2a887bdb4743d9~mv2.jpg
4e38a5_f1ca84b5928641189e9e2e16b865dae9~mv2.jpg

Ndërtimi i një godine të re moderne biznesi në ditët e sotme nuk mund të imagjinohet pa zgjidhje të nivelit të lartë dhe me efikasitet energjetik për ngrohje, ftohje, ventilim. Për objektin e ri të supermarketit Diana nga Negotin, ne instaluam pompën termike ujë-ujë Terra Max, ngrohje nën dysheme dhe fan coils.

Pavarësisht nëse po ndërtoni një pronë për përdorim personal ose për qiradhënie, është e rëndësishme të siguroni zgjidhje efikase për ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë, si dhe ventilim të përshtatshëm, të cilët jo vetëm ofrojnë rehati dhe komoditet superior, por gjithashtu reduktojnë ndjeshëm kostot aktuale të mirëmbajtjes dhe rrisin vlerën e vetë ndërtesës. Për një objekt afarist në Tetovë, ne kemi përpunuar pikërisht një zgjidhje të tillë me efikasitet energjetik me pompë termike Terra SW 42 Ujë - Ujë 56 kW, ngrohje dhe ftohje nën dysheme, ftohje pasive.

4e38a5_c98c5d5f1c0843549984dd6bb0b6895b~mv2.jpg

Për komoditetin maksimal të mysafirëve në hotele dhe restorante

Për hotelet, restorantet dhe gjithë industrinë e mikpritjes, është jashtëzakonisht e rëndësishme që mysafirët të kenë gjithmonë temperaturë ideale në dhoma, ajër të pastër, gjithmonë ujë të nxehtë dhe kënaqësi maksimale në të gjitha pjesët e hotelit apo restorantit. Nëse keni pishinë, është e rëndësishme që ai të jetë përsosshmerisht i pastër, por edhe me ujë të nxehur.
Ne në Eneks kemi zgjidhje efikase energjetike për të gjitha nevojat e këtij biznesi.
Ju paraqesim disa nga projektet tona në këtë industri:

Për Hotel Laki - Ohër kemi siguruar zgjidhje për ngrohje, përgatitje të ujit të ngrohtë sanitar dhe ftohje aktive me pompa termike Ajër-Ujë 3 x TERRA MAX AL 60 me kapacitet total ngrohjeje prej 225 KW dhe COP 4.5, ngrohje nën dysheme, sistem solar dhe setet e ngrohjes se pishinave Sonnenkraft, fan-coils Actionclima. Në dhomat e hotelit dhe në ambientet e restorantit është instaluar ngrohje/ftohje nën dysheme dhe fan-coils. Gjithashtu, është instaluar një sistem ventilimi për ambientin e restorantit dhe pishinave.

DJI_0136.jpg
199373453.jpg_k=88cfc878d0b1add780d5e4db7e6c2b1954a7af913652b5bf88b83c0fc696294e&o=&hp=1.j

Në qendër të Ohrit ndodhet Hotel SU dhe Liquid Boutique Bar & Kitchen. Përveç pamjes së mrekullueshme të qytetit të vjetër dhe liqenit, hoteli, bari dhe restoranti ofrojnë shërbim dhe komoditet superior për mysafirët. Për ta, Eneks zhvilloi një zgjidhje për ngrohjen, përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar, ftohjen aktive dhe pasive me pompë termike ujë-ujë dhe kolektorë diellorë. Në shumicën e ambienteve të hotelit janë instaluar ngrohje/ftohje nën dysheme si dhe fan-coils. Gjithashtu ka ventilim me rekuperator në ambientin e restorantit dhe recepsionin. Këtu kemi instaluar një pompë termike Ujë-Ujë TERRA SW 70 MAX P 100 KW dhe COP 5.9; Ngrohje nën dysheme REHAU; Sistemi solar Sonnenkraft; Fancoil-at Actionclima.

u prezantojmë gjithashtu zgjidhjen e Eneks Group Engineering të implementuar në Trieste në Hotel Selanik: Instaluam 2 x Terra AL 60 Max pompa termike, ngrohje dhe ftohje me fan-coil, stacion ngrohje higjienik të ujit të ngrohtë sanitar, sistem solar.
Eneks ofron zgjidhje ideale për nevojat e industrisë së hospitalitetit, por edhe për të gjitha shtëpitë dhe bizneset që duan të ndjekin trendet botërore për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke pasur njëkohësisht komoditetin maksimal në jetë dhe në punë.

IMG_7813.jpg
vfvrvr.jpg

Boutique hotel & Bar Mister I – Ohër është një kombinim i efikasitetit të lartë energjetik së bashku me komoditetin superior termik. Sistemi i ngrohjes, përgatitja e pompes termike ujë-ujë TERRA SW 26 TWIN per ujë te ngrohtë sanitar, ftohje aktive dhe pasive dhe kolektore solar Sonnekraft SKR 500.  Ne restoran është vendosur ngrohje nen dysheme , ne Penthouse eshte instaluar ngrohja dhe ftohja nen dysheme, ne mure dhe tavan, kurse në dhomat e hotelit fan-coils nga Galletti 

Hotel Villa Park - Strumicë krijuam një zgjidhje komplete për ngrohje, ftohje, ujë të ngrohtë dhe ventilim me produktet e partnerëve tanë të renomuar: pompë termike iDM Ujë-Ujë 2xTERRA SW 70 P , sistem solar Sonnenkraft, ngrohje nën dysheme Rehau dhe fan-coils GALLETTI.

villa-park-hotel-strumica.jpg
AF1QipMT23dS7etvijptx7D42uB-68gKJBKp7GhQlKA_=w500-h500-k-no.jpg

Pronarët e restorantit "Degusto" në Strumicë kanë krijuar një restorant top me ushqime më të mira italiane, duke transferuar përvojën e fituar në restorantet Michelin në Itali dhe Gjermani. Menuja perfekte dhe ushqimi perfekt kërkon edhe atmosferë perfekte. Prandaj, për këtë restorant kemi realizuar: instalim i pompes termike iDM ML 11- 18, sistemi solar Sonnenkraft, ngrohje nen dysheme dhe ftohje tavani nga Rehau dhe fan-coils Galetti.
Nëse planifikoni të shkoni në Strumicë, ngrohtesisht ju rekomandojmë vendin më të mirë,me ushqimin më të mirë, Degusto. 

Kursim në kosto nëpërmjet përdorimit të energjisë diellore.
Per mysafirët, duhet të ketë gjithmonë ujë të nxehtë dhe ngrohje të adekuate. Për të optimizuar kostot për Hotel Gogov në Pehçevë, ne instaluam një sistem solar Sonnenkraft, COMPACT E PLUS XL 2000l.

160729165432200_za-hotel-gogov_pehcevo gogov (8).jpg
nedjnedn.jpg

Për hotelin Creshovo Topce - Probishtip, ne zhvilluam një zgjidhje për të rritur efikasitetin e energjisë duke instaluar një pompë termike Ujë-Ujë, TERRA SW HGL 60 P, sistem solar Sonnenkraft dhe fan-coils GALLETTI.

Edhe restoranti Bravos në Shkup përdor solucionet e Eneks për ngrohje, ftohje, ventilim dhe ujë të ngrohtë. Aty instaluam një pompë temike me burim ajri IDM ML 11-18, sistem solar dhe një stacion higjienik për ujë të ngrohtë sanitar nga Sonnenkraft, ngrohje nën dysheme dhe fan coils Galetti.

4e38a5_162022aff1244b9e9c8567dfaff06e67~mv2.jpg

OBJEKTET PËR BANIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV

Në ekspanzionin e ndërtimit të ndërtesave, shpesh shfaqet problemi i pamundësisë për t'u lidhur me ngrohjen qendrore të qytetit dhe kostot e larta të energjisë elektrike si burimi kryesor i ngrohjes. Investimi i investitorëve në ndërtimin e vetë objektit në zgjidhje me efikasitet energjetik ofron rehati maksimale për qiramarrësit me kosto minimale të mirëmbajtjes së vazhdueshme, estetikë më të mirë dhe shfrytëzim më të madh të hapësirës së banimit. Krijojmë zgjidhje për ngrohjen, përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar përmes sistemit solar, ftohje pasive dhe aktive me pompë termike ujë-ujë.

Në projektin që po ju prezantojmë, kemi instaluar edhe ngrohje/ftohje në dysheme dhe në tavan në të gjithë ndërtesën. Përveç kësaj,është instaluar rekuperator për ventilim  në secilin kat veç e veç. Kontrolli behet me navigator 2.0, i cili mundëson kursime shtesë permes kontrollit te temperaturës sipas zonave për çdo apartament veç e veç. Një zgjidhje ideale për jetese premium.

4e38a5_50b1e6318aa248cca50ce8372e25b864~mv2.jpg

Ujë i ngrohtë nga panelet solare dhe për ndërtesë banimi
Bëmë ngrohjen, përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar me sistem solar, ftohje pasive dhe aktive me pompë termike ujë-ujë IDM Terra SW 26 Twin për një objekt banimi në Novo Lisiçe. Eshtë instaluar sistemi ngrohje/ftohje nen dysheme dhe tavan në të gjithë pallatin. Përveç kësaj, është instaluar një rekuperator për ventilim në secilin kat veç e veç. Kontrolli behet me navigator 2.0, i cili mundëson kursime shtesë permes kontrollit te temperaturës sipas zonave.

idiejdijwe.jpg

Zgjidhjet e Enex Group Engineering për shtëpi të ngrohta dhe të shëndetshme me minimizim total të kostos

Ju përcjellim përvojat e klientëve dhe miqve tanë! Pompa termike nga iDM rezultoi të jetë zgjidhja perfekte për shtëpinë e një familjeje pesë anëtarëshe në lagjen Zhdanec të Shkupit.

 “Shtëpia ishte blerë 6 vite më parë dhe tashmë kishte ngrohje nën dysheme dhe kaldajë elektrike, por faturat e ngrohjes ishin të padurueshme të larta dhe kishte rregullim të dobët të temperaturës. Ne po kërkonim një alternativë për të zëvendësuar kalldajen elektrike dhe jemi të lumtur që zgjodhëm pikërisht zgjidhjen e ofruar nga Eneks.
Tani jo vetëm që faturat e ngrohjes na janë ulur katër herë, por kemi edhe një zgjidhje për rregullimin e ngrohjes sipas zonave, të cilën mund ta kontrollojmë dhe rregullojmë lehtësisht dhe thjesht përmes "web" aplikacionit te iDM. Shtëpia jonë është e ngrohtë në dimër dhe e freskët në verë, dhe “e zgjuar”, kurse faturat e rrymës janë të ulëta.” – tregoi përvojën e saj pronarja e shtëpisë, Biljana Narashanova.

efjenf.jpg

Nga Eneks Group Engineering, pas përcaktimit dhe analizimit të gjendjes aktuale të sistemit të ngrohjes dhe sipas nevojave dhe dëshirave të familjes, në shtëpinë individuale prej 300 m2, në sistemin ekzistues vendosëm pompën termike ajër-ujë iDM 20KW ML 11-18 me rregullim zonal NAVIGATOR PRO PRO, që ofron rregullim të përsosur zonal nëpërmjet internetit në aplikacionin e iDM. Temperatura në secilën prej dhomave është e rregulluar në mënyrë të përkryer si në verë ashtu edhe në dimër. Përveç faktit që kjo zgjidhje ofron komoditetin më të madh për familjen, realizon kursime të konsiderueshme në buxhetin e familjes, sepse faturat e energjisë elektrike për ngrohjen e të gjithë shtëpisë prej 300 m2 janë katër herë më të ulëta në muajt me ngrohjen më intensive.

4e38a5_e4d0d3d93382452a883fb6d3e6d0059c~mv2.jpg

Për një rezidencë private në Przhino, përveç zgjidhjeve me efikasitet energjetik për ngrohje, ftohje, ujë të ngrohtë, ngrohje te pishinës, kemi siguruar edhe një zgjidhje për pastrimin dhe zbutjen e ujit. Ne besojmë se qiramarrësit gëzojnë rehati maksimale. Instaluam pompë termike Ujë-Ujë TERRA SW TWIN 42 HGL P me kapacitet ngrohjeje 56 KW dhe kursim energjie COP 6.1, sistem solar Comfort 1000/6 dhe një set per ngrohje të pishinës Sonnenkraft; ngrohje/ftohje nen dysheme, mur dhe tavan; ventilim me rekuperator Komfovent; Filtri i ujit E1 i BWT dhe zbutësi i ujit të produktit AQA Perla të BWT; Sistemi shtesë i ujitjes dhe përdorimi i ujit të pusit nga pompa termike Grundfos. Gjithashtu, ne Navigator kontrolluesin e pompës termike. eshte integruar sistemi fotovoltaik 7 kW. 

Në shtëpi familjare në Taftalidze në Shkup, siguruam komoditet superior të jetesës përmes një pompe termike të dyfishtë Uje-Uje TERRA SW 26 Twin, sistemit solar Sonnenkraft, ngrohjes së pishinës së mbyllur dhe kontrollit përmes Navigatorit.

4e38a5_dc12baf9c9b740089ee9b9e8bd4126f6~mv2.jpg

Zgjidhje perfekte për familjet që jetojnë në viset më të ngrohta të vendit tonë - për një shtëpi private në Strumicë kemi siguruar zgjidhje me pompën termike TERRA SW 26 TWIN, sistem solar Sonnenkraft për nxemjen e ujit të ngrohtë sanitar, mbështetje për ngrohje dhe ngrohjen e pishinës, opsion Higjienik për ujë të nxehtë dhe menaxhim të sistemit përmes kontrollit inteligjent Navigator.

4e38a5_6c794957bcc34565993f922b5808c6e3~mv2.jpg

Për një shtëpi private në Vinicë, permes principit me "çelësa në dorë", problemin e ngrohjes dhe ftohjes e zgjidhëm duke instaluar pompën termike Uje-Uje TERRA SW 26, fan-coils, ngrohje nën dysheme dhe sistemin solar Sonnenkraft.

4e38a5_ac9c6969a46b4358b58ec3152247f8dc~mv2.jpg

Pyetje të shpeshta

A sigurojnë pompat termike pavarësi të plotë nga sistemi energjetik/furnizimi me energji elektrike?

Eneks përgjigjet: Vetë pompat termike punojnë me një konsum shumë të ulët të energjisë elektrike,të nevojshme për të funksionuar vetë sistemi dhe nëse kombinohen me një sistem fotovoltaik, sistemi mund të jetë i pavarur nga nevoja për energji elektrike.

A siguron e njëjta pompë termike ngrohje dhe ftohje?

Eneks përgjigjet: Në varësi të nevojave të ndërtesës, sistemet mund të ofrojnë vetëm ngrohje ose ngrohje dhe ftohje. Uji i ngrohtë sanitar mund të sigurohet përmes të njëjtit sistem.

Kam të instaluar një kaldajë të vjetër me naftë dhe energji elektrike dhe radiatorë në shtëpi. A mund ta zëvendësoj bojlerin me pompë termike dhe të përdor instalimin ekzistues të radiatoreve?

Eneks përgjigjet: Pompat termike janë ideale për rinovimin e ngrohjes tuaj. Në një rast si ky, rekomandohet mbajtja e burimit ekzistues të energjisë si një burim rezervë nxehtësie në rast të defektit të pompës termike, në mënyrë që objekti të mos mbetet pa ngrohje gjatë servisimit të pompës termike. Rekomandohet të instaloni njënjë bufer i vogël përveç pompës termike, në mënyrë që të mos lidhet drejtpërdrejt sikur kalldaja.

Deri në sa kW energji kursehet me pompat termike për ngrohjen e një hapesire banimi prej 60 m2, krahasuar me ngrohjen me energji elektrike?

Eneks përgjigjet: Kursimi i energjisë elektrike përmes ngrohjes me pompa termike është i konsiderueshëm. Në varësi të llojit të ndërtesës dhe pajisjeve të instaluara, izolimi, kursimi i energjisë elektrike është të paktën deri në 3 herë dhe maksimumi deri në 5 herë.

Çfarë duhet të kem në shtëpi që të mund të instaloj një pompë termike?

Eneks përgjigjet: Sistemet më të përshtatshme të ngrohjes dhe ftohjes me pompë termike janë sistemet sipërfaqësore si ngrohja dhe ftohja nen dysheme, mure dhe tavan. Nëse tashmë keni instaluar sisteme të tilla, Eneks do t'ju ndihmojë të integroni pompën termike ose ne mund të krijojmë një zgjidhje të plotë për objektin tuaj për ngrohje, ftohje dhe ujë të nxehtë.

A është e mundur të ndash instalimin e pompave termike në një shtëpi me dy apartamente - në një apartament te ketë, në tjetrin jo?

Eneks përgjigjet: Po, pajijse të veçanta mund të instalohen individualisht për apartamentin që ka nevojë.

Sa është koha mesatare e kthimit te investimit nga instalimi e një pompe termike që do të përdoret për ngrohje dhe ftohje?

Eneks përgjigjet : Kthimi i shpejtë i investimit dhe jetëgjatësia e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes së pompës termike e bëjnë këtë zgjidhje ideale për një numër të madh familjesh dhe biznesesh. Kthimi i investimit vetëm nëpërmjet uljes së faturave të energjisë elektrike dhe rritjes së komoditetit është mesatarisht 3 deri në 4 vjet dhe në rast se do të instalohej edhe një sistem fotovoltaik, periudha e kthimit mund të jete edhe më e shkurtër. Gjithashtu, nëse aplikoni dhe merrni subvencionet qe jane në dispozicion, kthimi i investimit do të jetë edhe më i shkurtër, kurse përfitimet do t'i ndjeni në afat gjatë.

A mund të instalohen pompa termike për një ndërtesë të tërë që aktualisht është me ngrohje dhe energji elektrike? Çfarë nevojitet?

Eneks përgjigjet : Në varësi të instalimeve ekzistuese, pompat mund të vendosen veçmas për apartamentet ose një për të gjithë ndërtesën. Pas inçizimit/inspektimit të objektit, do të përcaktohen instalimet e nevojshme shtesë në mënyrë që sistemi i ri të funksionojë pa probleme dhe me efikasitet. Eneks ofron shërbime të plota nga ekzaminimi i situatës, hartimi i zgjidhjeve, si dhe zbatimi i tyre.

A mund të instalohen panele solare për të prodhuar ujë të nxehtë në një ndërtesë tashmë të perfunduar? Sa ujë të nxehtë mund të prodhohet me to?

Eneks përgjigjet: Me pëlqimin e banoreve mund të vendoser sistem për aq sa e lejojnë hapësirat në çati dhe nevojat e banoreve. Sasia e ujit të nxehtë të prodhuar varet nga madhësia e sistemit solar.

A kërkojnë këto zgjidhje instalimin nga ana juaj, apo thjesht mund t'i blejmë produktet dhe t'i vendosin kontraktorët tanë?

Eneks përgjigjet: Me mbështetjen teknike nga Eneks Group Engineering dhe plotësimin e kërkesave të prodhuesit gjatë instalimit të pajisjeve, është e mundur të jepet garancion për pajisjet. Nëse vetë klienti instalon ndryshe nga rregulloret e prodhuesit, nuk do të jepet garanci për pajisjet.

Sa vite kanë garanci pompat termike? Kush ofron sevisim dhe mirëmbajtje, pjesë rezervë?

Eneks përgjigjet: Në përgjithësi, të gjitha pajisjet e ofruara nga Eneks kanë një garanci 3-vjeçare. Kompresori, i cili në fakt është pjesa më e rëndësishme e pompës termike, ka një garanci 6-vjeçare dhe me një shtesë të vogël simbolike, mund të zgjatet deri në 10 vjet. Eneks siguron servisim dhe mirëmbajtje, si dhe sigurim të pjesëve të rezervë nga furnitorët.

Sa kohë duhet për të instaluar një pompë termike, një sistem solar- nga blerja deri te "çelësi në dorë"?

Varet nga kapaciteti dhe madhësia e objektit, përmes dërgimit te ofertës sipas kërkesave të klientit, llogaritet edhe kohëzgjatja e instalimit të plotë.

Pse nuk keni çmime për produktet? Nga çfarë varet çmimi i të gjithë zgjidhjes?

Eneks përgjigjet: Në sistemet e ngrohjes dhe ftohjes nuk mund të jepet një çmim i përcaktuar saktësisht, sepse çdo objekt ka kërkesat dhe kapacitetet e veta të veçanta. Për të mos lejuar referimin e gabuar te klientit në lidhje me investimin dhe zgjedhjen e gabuar të pajisjeve, rekomandohet gjithmonë takimi direkt me investitorin, regjistrimi i objektit, përpara përgatitjes së ofertës.

Në cilën fazë të ndërtimit apo rinovimit të objekteve duhet të përfshihet planifikimi, projektimi dhe porositja e sistemeve të ngrohjes, ftohjes, ventilimit, trajtimit të ujit?

Eneks përgjigjet: Është mirë që arkitektura të përfshihet në fazën konceptuale të së projektit, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha fazat e arkitekturës, inxhinierisë elektrike, termoinxhinierisë, hidraulikës... të jenë të harmonizuara dhe të gjitha sistemet e instaluara në ndërtesë të funksionojnë në mënyrën më efikase. Madje edhe në fazën e rinovimit është e dëshirueshme që një ekip inxhinierësh të bëjë një projekt për rikonstruksionin e objektitpër të gjetur një zgjidhje optimale.

ЧПП

Këshilla për përmirësimin e efikasitetit energjetik

  1. Me hapa të vegjël dhe ndryshime të shprehive deri në ftohjen efikase në shtëpi

  • Izolimi i shtëpisë është i rëndësishëm për ruajtjen e temperaturës - kur shtëpia të ftohet në mbrëmje, mbyllni dyert dhe dritaret .
     

  • Vendosni kondicionerin midis 24-27 gradë, duke rritur temperaturën vetëm me 1 gradë kurseni 10% energji ftohëse.
    Mbyllni roletnet dhe mos lejoni që dielli të hyjë në ambientet e shtëpisë. Kursimet në kostot e ftohjes në këtë mënyrë mund të jenë deri në 15%.
    Kërkoni zgjidhje per ftohjd me efikasitet energjetik në www.eneks.mk

 2. Disa këshilla për të kursyer energji në dimër:

  • Mbroni shtëpinë nga rrymat dhe dalja e nxehtësisë - kushtoni vëmendje të veçantë mbrojtjes së dritareve dhe dyerve të jashtme, nëse është e nevojshme,beni izolim shtese te shtëpisë nga hapesirat e bodrumit dhe tavanit nga të cilat përhapet ajri i ftohtë.
     

  • Ajri i ftohtë mund të vijë edhe nga instalime të izoluara në mënyrë jo të duhur, si p.sh. lidhjet elektrike, uji, televizori – prandaj mbyllni edhe vrimat e vogla me shkumë ose izolim tjetër.
     

  • Mbyllni dyert e dhomave te cilat nuk i përdorni. Në këtë mënyrë, do të zvogëloni sipërfaqen që nxehet.
     

  • Përdorni termostat dhe adaptojeni ngrohjen sipas rutinës tuaj të ditore– ngrohni shtëpinë tuaj vetëm kur jeni në shtëpi.
     

  • Zëvendësoni pajisjet shtëpiake me ato me efikasitet energjetik dhe përdorni llambat LED për ndriçim.
     

  • Kërkoni zgjidhje me efikasitet energjetik për ngrohjen dhe ftohjen e shtëpisë tuaj, kërkoni opsione për përdorimin e energjisë diellore - ndoshta investimi fillestar është më i lartë, por në planin afatgjatë sjell përfitim dhe kursim, duke ruajtur komoditetin në të gjithë shtëpinë.

 3. Për ngrohje efikase të shtëpisë, përveç sistemeve cilesore të ngrohjes me efikasitet energjetik (shih www.eneks.mk), është e rëndësishme të zvogëlohen humbjet e energjisë termike. Ekzistojne disa masa që mund të merren si në dhomat që ngrohen ashtu edhe në instalimin e ngrohjes brenda dhe jashtë dhomave të ngrohjes:

  • Izolimi i plotë i ndërtesës - me aplikimin e fasadës termoizoluese dhe dritareve me efikasitet të lartë energjetik. Kjo masë është më e mira sepse siguron kursime të energjisë termike deri në 40%, kërkon një investim më të madh, por siguron kursim të nxehtësisë gjatë gjithë jetës dhe rrjedhimisht në plan afatgjatë është shumë fitimprurëse.
     

  • Izolimi i pjesshëm - nëse klienti nuk mund të përballojë kostot e larta të investimit të izolimit të plotë, ekzistojnë edhe masa individuale të kursimit të nxehtësisë, te cilat kanë efekt më të ulët për sa i përket efiçencës së energjisë, por gjithashtu janë dukshëm më të lira, si: mbyllja e dritareve të jashtme, izolimi i urave termike (pjesë të paizoluara të ndërtesës, të ekspozuara ndaj kushteve të jashtme) ose instalimi i izolimit të dedikuar pas radiatorëve mund të reduktojë ndjeshëm humbjen e nxehtësisë përmes mureve të jashtme.
     

  • Për më tepër, duke izoluar tubacionet në hapesirat e bodrumit dhe hyrjet, mundësohet kursimi i energjisë termike dhe efikasitet më i madh energjetik, gjë që ndikon edhe në komoditetin e objektit i cili ngrohet.
     

  • Është e rëndësishme të mos mbuloni radiatorët ose elementët e tjerë të ngrohjes me maska, mobilje, rroba ose perde të rënda, pasi kjo pothuajse gjithmonë parandalon rrjedhën normale të ajrit të ngrohtë, duke ulur kështu efektivitetin e tij.

 4. Çmimet e larta të energjisë elektrike, pasiguria në furnizim, çmimet e larta të energjenteve të tjerë ju kanë detyruar të mendoni të investoni në rinovimin e sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në shtëpinë tuaj ? Pompa termike e prodhuesit austriak iDM është zgjidhja e duhur!

  • Sistemi juaj i vjetër i ngrohjes me nafte ose gaz duhet të shkojë dhe po kërkoni një alternativë?
    Keni ardhur në vendin e duhur. Ne në Eneks ju ofrojmë pompa termike, të cilat jo vetëm mbrojnë mjedisin, por edhe buxhetin tuaj. Dhe duke qenë se nuk ka proces djegieje, emetimet e CO2 janë 90% më të ulëta se me ngrohjen me naftë dhe gaz. Kjo e bën përdorimin e pompes termike shumë të qëndrueshme për të ardhmen.
     

  • Pompa termike e iDM përdor në mënyrë efikase energjinë e ujit, tokës, ajrit dhe diellit dhe e përdor atë për të ngrohur objektet, për të ngrohur ujin e nxehte sanitar dhe për të ftohur ambientet tuaja.
     

  • Një investim që sigurisht sjell përfitim.

 5. Pse bizneset duhet të përdorin zgjidhje sistemore, me efikasitet energjetik nga burime të rinovueshme për ngrohje, ftohje, ventilim?

Përfitimet janë të shumta:

  • Kursimi i shpenzimeve për energji elektrike dhe energjent,
     

  • Komoditeti i punonjësve/mysafirëve/klientëve,
     

  • Rritja e profitabilitetit
     

  • Mbrohet mjedisi dhe zvogëlohet ndikimi i kompanisë në ndryshimet klimatike ,
     

  • Rritja e konkurueshmërisë, veçanërisht në tregjet e Europës Perëndimore, ku është e rëndësishme që kompanitë të ndjekin "Agjendën e Gjelbër",
     

  • Rritet vlera e vetë ndërtesave dhe vetë biznesit,
     

  • Zvogëlohet ndikimi  i lëvizjes së çmimeve të energjisë në biznes dhe punën e kompanisë - krijohet pavarësi energjetike,
     

  • Një temë e shkëlqyer për aktivitetet promovuese të kompanisë në drejtim të garantimit të qëndrueshmërisë dhe operacione me përgjegjësi sociale.

6. Produktet tona e bëjnë shtëpinë tuaj me efikasit energjetik, duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë. Linjat e favorshme të kredive, subvencionet e disponueshme dhe kursimet afatgjata janë një arsye plus për të marrë në konsideratë Eko-Kreditë

  • Prodhuesit e pompave termike iDM dhe paneleve solare Sonnenkraft që mund t'i gjeni në Eneks janë në listën e pranueshmërisë për subvencionime deri në 20% nga programi Green Economy Financing Facility (GEFF) , i mbështetur nga BERZH. GEFF në vendin tonë ndihmon familjet të investojnë në teknologji me efikasitet te larte, duke siguruar burime financiare nëpërmjet bankave vendase partnere në Program.

  • Investimi fillestar në këto sisteme mund të jetë më i lartë, por ai zgjidh problemin e ngrohjes dhe ftohjes për brezat e ardhshëm, ul ndjeshëm kostot mujore të ngrohjes, ofron komoditet më të madh në shtëpi dhe rritë vlerën e pronës suaj. https://ebrdgeff.com/.../heat-pumps-enjoy-a-comfortable.../

7. Një nga pyetjet e shpeshta është nëse dhe si të pastrohen kolektorët diellorë?! Eneks këshillon

  • Nëse jetoni në një mjedis të pandotur dhe panelet diellore janë të vendosura nën kënd, natyra do të bëjë të vetën dhe shiu dhe era janë të mjaftueshme për t'i pastruar ato.

  • Megjithatë, nëse grumbullohen pluhuri dhe gjethet , për efikasitet më të madh të paneleve diellore, është e rëndësishme t'i pastroni ato rregullisht - me një furçë të gjatë të butë ose me një një rrjedhë uji.

  • Nëse ato janë të paarritshme, mund t'ju duhet të angazhoni një shërbim profesional.

  • Armiku më i madh i paneleve diellore janë jashtëqitjet e shpendëve, ndaj shmangni vendosjen e tyre në afërsi të pemëve – në këtë mënyrë do t'i mbroni nga gjethet dhe zogjtë.

 8. Rinovimi i shtëpisë nuk nënkupton vetëm lyerjen e mureve dhe blerjen e një mobiljeve të reja, rinovimi nënkupton krijimin e kushteve për një atmosferë ideale - për temperaturë ideale në shtëpi si në dimër ashtu edhe në verë. Per kete arsye, kur mendoni për rinovim - së pari përmirësoni karakteristikat energjetike të shtëpisë suaj:

  • Zgjidhni izolim të mirë për muret e jashtme,
     

  • Zgjidhni dritare dhe dyer që ofrojnë izolim të përsosur,
     

  • Mos kurseni në izolimin e hapësirave te tavanit dhe bodrumit
     

  • Zgjidhni solucion me efikasitet energjetik për ngrohje, ftohje dhe ujë të nxehtë.
     

  • Ne ju ofrojmë të gjithë gamën e prodhuesit austriak të pompave termike iDM për t'ju siguruar temperaturë optimale në të gjitha hapësirat dhe pagesën e kostove minimale për energji elektrike gjatë gjithë vitit.

 9. Ekonomitë familjare dhe kompanitë që prodhojnë energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë do të mund të shesin tepricat në treg - kjo parashihet me ndryshimet në Rregulloren për burimet e ripërtëritshme të energjisë (https://www.ea.gov.mk/.../2022/06/pravilnik-za-oie-22.pdf), të cilat parashikojnë prodhimin e energjisë elektrike për konsum vetjak.


Deri më tani, kapaciteti i instaluar i centraleve fotovoltaike ishte katër kilovat për amvisëri, ndërsa tani është rritur në gjashtë kilovat. Për konsumatorët e vegjël ishte 20 kilovat, ndërsa tani është rritur në 40 kilovat. Kjo do të thotë se qytetarët dhe personat juridikë do të mund të prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme në çatitë e shtëpive të tyre, të përdorin energjinë elektrike të prodhuar për konsumin vetjak dhe të shesin tepricën e energjisë elektrike të prodhuar.

Shikoni zgjidhjet për burime te rinovueshme të ofruara nga ne në Eneks Group Engineering – projektim dhe ndërtim të fotovoltaikëve me çelës në dorë nga markat e njohura gjermane - Sonnex Energie, Kaco, Kioto, Sflex.
 

 10. Sistemet per zbutjen e ujit BWT janë ideale për shtëpi ose shtëpi individuale dhe ofrojnë ujë të përsosur për të gjithë shtëpinë. Uji i trajtuar me zbutës uji BWT sjell përfitime të shumta

  • Uji i butë është i butë me gjithçka që prek: rrobat e lara në ujë të butë janë të freskëta, të pastra dhe të buta. Peshqirët bëhen të butë dhe të ajrosur. Rrobat e bardha ruajnë bardhësinë e tyre dhe nuk bëhen gri. Takëmet dhe pjatat marrin një shkëlqim të vërtetë.
     

  • Tubat dhe për rrjedhojë pajisjet, pllakat, pajisjet shtëpiake, kazanët, aparatet e kafesë, ngrohësit dhe bojleret mbrohen në mënyrë efektive nga gurët gëlqerorë. Kjo do të thotë konsum më i ulët i energjisë, jetëgjatësi më e gjatë e pajisjeve dhe shkëlqim afatgjatë.
     

  • Ulja e kostove të energjisë dhe më pak kosto të detergjentëve për larje dhe pastrim , të cilët kursejnë buxhetin e familjes, njekohësisht duke ruajtur mjedisin.

 11. Instalimi i paneleve solare dhe prodhimi i energjisë për amvisëri apo biznes, edhe kur përdoret vetëm për ngrohjen e ujit, ka përfitime të shumta për të gjithë aktorët në zinxhirin e sigurimit dhe konsumit të energjisë elektrike:

  • Për përdoruesit - amvisëri apo biznese - ulen kostot mujore të energjisë elektrike, rritet qëndrueshmëria dhe vlera e ndërtesës, ulet varësia nëse ka energji elektrike të mjaftueshme për ngrohje apo ftohje.
     

  • Për kompanitë energjetike – zvogëlohet presioni në rrjetin energjetik dhe nevoja për importe të shtrenjta të energjisë elektrike.
     

  • Për autoritetet kombëtare – sa më shumë familjet dhe bizneset të prodhojnë vetë energji elektrike nga burime të rinovueshme, aq më shumë zvogëlohen shqetësimet për sigurinë e energjisë, reduktohen shpenzimet e importit, stimulohet qëndrueshmëria dhe mbrojtja e mjedisit.

Совети за подобрување енергетска ефикасност
bottom of page