top of page

Zgjidhje sipas nevojave tuaj

Pavaresisht nëse kemi të bëjmë me një ndërtesë krejtësisht të re ose keni nevojë për rinovim të sistemeve ekzistuese të ngrohjes, ftohjes, klimatizimit, ventilimit, instalimit të paneleve solare, inverterëve, sistemit të pastrimit ose zbutjes së ujit, instalimit ose rinovimit të filtrimit të pishinave, ne jemi këtu për ju.

Ne dëgjojmë nevojat tuaja dhe në përputhje me to, në varësi të buxhetit në dispozicion, ju propozojmë zgjidhje optimale sistemore, të cilat mund të zbatohen plotësisht menjëherë ose pjesë-pjesë.

Koha më e mirë për konsultë rreth instalimit te sistemeve energjetike efikase të ngrohjes dhe ftohjes trajtimit të ujit ose për instalimin e sistemeve solare është gjatë planifikimit të vetë objektit, me qëllim që të identifikohen në mënyrë optimale të gjithë parametrat e nevojshëm dhe të shmanget gërmimi i dyfishte ose ndërhyrje shtesë në pjesën e ndërtimit. E njëjta gjë vlen edhe nëse planifikoni rinovim - përpara se të filloni punën, kërkoni këshilla për një zgjidhje sistemore nga ekspertët më të mirë.

Na kontaktoni për të caktuar një takim në të cilin do te përcaktojmë saktësisht nevojat dhe kërkesat tuaja për ngrohje, ftohje, ventilim, klimatizim, trajtimin e ujit, instalimin e sistemeve solare ose të gjitha së bashku. Këtë mund ta bëni përmes email adresës sonë contact@eneks.mk ose në numrin e telefonit 02 512 8887 çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 17:00. Takimi mund të mbahet në zyrat tona ose në vetë objektin.

Решенија според вашите потреб

Projektimi

Punojmë  projekte për objekte te reja ose per rinovimin e objekteve të banimit individual dhe kolektiv, objekteve afariste - fabrikave, hoteleve, zyrave- për të gjitha vendet ku nevojitet rehati maksimale dhe kursim maksimal i energjisë.

Ne krijojmë projekte të ngrohjes dhe ftohjes për të siguruar efikasitet maksimal të energjisë, ku ju do të keni gjithmonë temperaturën ideale me kostot më të ulëta të mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Përdorim softuerët më të avancuar për llogaritje, analizë dhe vizatim

Kryejmë balansimin hidraulik të rrjeteve të tubacioneve

Punojmë studime fizibiliteti me ndihmën e softuerëve profesional për simulimin e modeleve të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, sistemeve solare, sistemeve fotovoltaike.

Analizë e situatës

Për të përcaktuar se cilat masa të efiçiencës energjetike mund të zbatohen për të siguruar efikasitet energjetik në çdo shtëpi ose objekt, duhet të përcaktohet nëse dhe ku ndodh humbja e nxehtësisë, veçanërisht tek tavani dhe çatia, dyert, dritaret dhe hapësirat nëntokësore/bodrumet.

Më së shpeshti për shkak të dritareve dhe dyerve të izoluara dobët dhe vendeve në fasadë ku janë instaluar njësitë për klimatizim të jashtëm , shpesh lajmerohen humbje të konsiderueshme të temperaturës. Për të përcaktuar me saktësi burimet e humbjes së nxehtësisë,rekomandohet skanimi i objektit me kamera termike. Në bazë të gjendjes së konstatuar, propozohen dhe zbatohen masat për izolimin dhe rehabilitimin e këtyre pikave të humbjes së energjisë.

Ne në Eneks ju ofrojmë shërbime edhe në këtë fushë – ekzaminojmë dhe përcaktojmë karakteristikat energjetike të objektit tuaj dhe ofrojmë shërbime konsulence për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe zgjidhje për ngrohje, ftohje dhe ventilim, që do të japin rezultatet më të mira në afat të gjatë. 

Проектирање
Анализа на состојба

Zgjidhje optimale për pavarësi energjetike

     Pavarësia energjetike dhe pavarësia e objekteve është e ardhmja e çdo shtëpie dhe çdo objekt afarist. Kriza me çmimet e energjisë elektrike dhe e energjentëve, Axhenda e Gjelbër e BE-së dhe eliminimi i lëndëve djegëse fosile si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike i ben zgjidhjet për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, dmth prodhimin e energjisë për konsum vetjak, zgjidhje të vetme që zgjidh çështjen e harxhimeve për ngrohje, ftohje, ujë të ngrohtë dhe nevojën për energji elektrike në terma afatgjatë, por edhe përmirësimin e komoditetit në shtëpi me shpenzime minimale të mirëmbajtjes së vazhdueshme.

     Ne ofrojmë zgjidhje optimale që ju të siguroni pavarësi energjetike të familjes ose biznesit tuaj nga energjisë elektrike aktuale e disponueshme dhe burimeve të tjera të energjisë.

     Ndoshta investimi fillestar është më i lartë, por  parametrat më të rëndësishëm me të cilët gjithmonë duhet të merren vendimet janë:

  • shpejtësia e kthimit të investimit,

  • komoditeti superior i sistemit, ajri i përsosur dhe uji i përsosur, në një periudhë mjaft të gjatë kohore që tejkalon periudhat e garancisë së sistemeve,

  • zgjidhje e përhershme dhe afatgjate, për të mos investuar kurrë në zgjidhje gjysmake me cilësi mesatare,

  • mirëmbajtje e lehtë, garanci e gjatë, shërbim superior, monitorim i rregullt dhe mbështetje në dispozicion 24 orë.

Për qëllime investimi, ekzistojnë subvencione përmes fondeve të ndryshme dhe linjave eko-kredish, që mund t'ju ndihmojnë të përgatisni shtëpinë ose objektin tuaj afarist për të ardhmen. Mendoni gjithmonë afatgjatë dhe kërkoni zgjidhje të përhershme.
 
     Ne në Eneks kemi ekspertizën dhe më shumë se dhjetë vjet projektojmë dhe kombinojmë sisteme solare dhe pompa termike për të siguruar zgjidhje të shkëlqyeshme me efikasitet energjetik për klientët tanë në vend dhe rajon.

Оптимални решенија за енергетска независност

Mënyrat e bashkëpunimit

Na kontaktoni që të caktojmë një takim për të percaktuar nevojat dhe kërkesat tuaja të sakta për ngrohje, ftohje, ventilimi, klimatizim, trajtim të ujit ose instalimin e sistemeve solare, ose të gjitha së bashku. 
Së pari rekomandojmë përcaktimin e saktë te nevojave ,dhe pastaj të diskutojmë për benefitet e zgjidhjeve të mundshme, në mënyrë që së bashku të gjejmë zgjidhjen më optimale dhe t'u japim një ofertë të saktë. Na kontaktoni çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në 17:00. Takimin mund ta caktoni në adresën tonë email contact@eneks.mk ose në numrin e telefonit 02 512 8887. Takimi mund të mbahet në zyrat tona ose në vetë objektin.

Pas pranimit të ofertës, fillojmë me zhvillimin e projektit dhe nisim procesin e furnizimit të materialeve të nevojshme, nëse nuk janë të disponueshme në magazinë.

Sipas dinamikës së dakorduar të projektit edhe kryhet instalimi/montimi i sistemeve.

Начини на соработка

Linqe të shpejta

Konsultime dhe projektime

Performanca dhe shërbimi

Pompat Termike 

Sisteme Solare

Klimatizim dhe ventilim

KONTAKTI


+383 48 507 027
contact@eneks-ks.com

Str. Nëna Terezë Hy-18, Nr.6, 10000, Prishtina, Kosovo  

Na ndiqni

  • Facebook
  • LinkedIn
  • Instagram

Trajtimi i ujit

Blog

© 2022 Enex Group Engineering. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

bottom of page