Për NE
Eneks Group Engineering ofron shërbime komplete sipas principit "çelës në dorë" - projektim, realizim, montim dhe servisim të zgjidhjeve sistemore të cilësisë së lartë, ekologjike dhe me efikasitet energjetik, si dhe produkte për ngrohje dhe ftohje me pompa termike, ngrohje të ujit të nxehtë me kolektorë diellorë, kolektore diellor per prodhimin e energjise elektrike dhe teknologjitë e trajtimit të ujit.

Ekspertiza e lartë, trajnimi i vazhdueshëm i ekspertëve dhe konsulentëve tanë, teknologjitë dhe produktet më moderne të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë, u mundësojnë amvisërive dhe bizneseve në Maqedoni të përdorin burimet e rinovueshme të energjisë tashmë 10 vite,që të kenë zgjidhjet më të mira te efikasitetit energjetik për ngrohje, ftohje, ventilim, ujë të ngrohtë, energji elektrike nga sistemet fotovoltaike, si dhe zgjidhjet më superiore për trajtimin dhe filtrimin e ujit.
Kompania jonë është përfaqësuese zyrtare dhe ekskluzive në territorin e Maqedonisë e kompanive austriake IDM Energiesysteme GmbH për pompat termike dhe Sonnenkraft për sistemet solare, si dhe distributor zyrtar i BWT - Gjermani për trajtimin e ujit.
Portofoli i Eneks përfshin produktet më të mira të Komfovent, Galletti, Actionclima, Cintropur, KACO new energy.
Misioni yne
Ne ofrojmë rehati superiore të jetesës me sistemet e ngrohjes dhe ftohjes me efikasitet energjetik permes përdorimit te burimeve të rinovueshme të energjisë.
Ofrojmë një mjedis jetese të shëndetshëm – cilësi perfekte të ujit dhe ajrit, kudo!
Bashkëpunojmë me klientë, partnerë, punonjës të kënaqur!
Vizioni yne
Ne jemi një lider rajonal në projektim, zbatim dhe mirëmbajtje të zgjidhjeve sistemore të efikasitetit energjetik për ngrohje dhe ftohje përmes burimeve të rinovueshme të energjisë dhe trajtimit të ujit.
Vlerat tona
Ekspertizë
Ekspertiza e Eneks Group Engineering përfshin fushat e ngrohjes dhe ftohjes me efikasitet energjetik duke përdorur sisteme të thjeshta ose komplekse me pompa termike, panele solare ose një kombinim të tyre, ventilim dhe ajër të kondicionuar, si dhe ekspertizë në trajtimin e ujit për ndërtesat private të banimit ose ato afariste.
Ne krijojmë projekte të plota ose studime fizibiliteti bazuar në analiza dhe matje të thella, përdorim softueret më moderne për llogaritje, analiza dhe vizatim.
Kemi një rrjet instaluesish të çertifikuar dhe me përvojë te gjate,të cilët kanë kryer trajnime teorike dhe praktike në Austri për instalimin e pompave termike, sistemeve solare, trajtimin e ujit.
Ofrojmë servisim, monitorim dhe kontroll, trajnojmë përdoruesit për përdorimin korrekt të sistemeve, ofrojmë garanci evropiane.
Shfrytëzojmë në maksimum sinergjinë dhe përvojën e partnerëve tanë të njohur në fushën e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe i transferojmë ato në zgjidhjet e sistemit sipas nevojave dhe dëshirave të secilit përdorues për të maksimizuar komoditetin dhe minimizuar kostot, duke ofruar njëkohësisht zgjidhje efikase energjetike, jashtëzakonisht të favorshme për mjedisin.
Me përkushtim te madh mësojmë dhe ndjekim zhvillimet më të fundit në teknologji për të sjellë zgjidhjet më inovative për klientët tanë dhe për të krijuar ekspertë të jashtëzakonshëm nga punonjësit tanë.
Ekipi ynë
Punonjësit janë burimi ynë më i vlefshëm – ekspertët dhe profesionistët më të mirë me përvojë të pasur në projektimin, zbatimin, instalimin dhe servisimin e zgjidhjeve efikase energjetike për ngrohje, ftohje dhe ventilim, burime të rinovueshme të energjisë – pompat termike dhe fotovoltaikët, si dhe trajtimin e ujit.
Edukimi dhe trajnimi për të gjithë punonjësit janë pjesë përbërëse e punës së Eneks Group Engineering, kurse transparenca dhe drejtësia, të cilat bazohen në barazinë dhe respektin reciprok, janë veçori dhe vlera bazë e çdo anëtari të ekipit tonë.
Krahas ekipit të punonjësve në kompaninë tonë, ne realizojmë bashkëpunim dhe partneritet afatgjatë me bashkëpunëtorë të jashtëm, ekspertë, që të garantojmë cilësinë maksimale të shërbimit ndaj klientëve tanë dhe shpërndarjen në kohë.
Ne punojmë me integritet - Një marrëdhënie e ndershme dhe e drejtë është premisa jonë në punën me klientët, partnerët, punonjësit, brendet që përfaqësojmë, komunitetin etj. Secili prej nesh merr përgjegjësinë për të përfunduar punën me cilësinë më të lartë, me ndershmëri, transparent dhe në kohë”.
Partnerët dhe bashkëpunëtorët
Eneks Group Engineering bashkëpunon me brendet më superiore nga Austria dhe Gjermania, nga të cilët, përveç produkteve dhe teknologjive më moderne, merr edhe përvoja dhe trajnime të vlefshme për instalimin, përdorimin dhe servisimin per punonjësit dhe partnerët me të cilët bashkëpunojmë. Përvojat dhe inovacionet e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë na mundësojnë të ofrojmë produkte dhe shërbime më të mira për klientët tanë në Maqedoni.
Eneks Group Engineering është përfaqësues zyrtar dhe ekskluziv për territorin e Maqedonisë për:
Pjese e portofolit te Eneks jane edhe produktet superiore të Komfovent, Galletti, Actionclima, Cintropur dhe KACO new energy.
Jemi të hapur për mundësi të reja dhe zgjerojmë rrjetin tonë të bashkëpunëtorëve dhe miqve. Na kontaktoni për një partneritet afatgjatë.
Jemi gjithmonë të hapur për të ndarë përvojat tona dhe për të ofruar mundësi për rritje dhe zhvillim për punonjësit tanë.
Nëse jeni të interesuar të punoni në këtë industri dhe nëse besoni se me përvojën tuaj mund të kontribuoni në rritjen dhe zhvillimin e ndërsjellë të vazhdueshëm dhe kontinuitiv, ju lutemi dërgoni nje CV tuaj të shkurtër në e-mail: info@eneks.mk.
Eneks Group Engineering ofron kompensim konkurrues sipas kualifikimeve të kandidatit, mundësi për trajnime, trajnime shtesë dhe arsimim shtesë, një mjedis pune të sigurt dhe produktiv me mundësi për përmirësim dhe avansim profesional dhe personal.
Karriera në Eneks
Mjedisi jetësor
Kujdesi për mjedisin është prioriteti ynë kryesor – përdorim burime të rinovueshme të energjisë, mbrojmë planetin Tokë nga ndotja, kujdesemi për shëndetin e njerëzve, përdorim energjinë dhe burimet natyrore në menyren sa më racionale të mundur.
Mbrojmë mjedisin, promovojmë dhe ofrojmë zgjidhje që përdorin në mënyrë racionale burimet natyrore të disponueshme dhe reduktojnë ndikimin që kanë familjet dhe bizneset në ndryshimet klimatike.
Ne në Eneks ofrojmë zgjidhje dhe bashkëpunojmë me partnerë të cilët për nga natyra e aktivitetit të tyre kujdesen t'i ofrojnë çdo familjeje dhe çdo biznesi një zgjidhje të qëndrueshme:
Me iDM ne instalojmë pompa termike me efikaset te larte - shfrytezojmë temperaturën dhe energjinë e ujit nëntokësor dhe tokës, temperaturën dhe energjinë e ajrit të jashtëm;
Me Sonnenkraft përdorim energjinë diellore;
Me BWT kujdesemi për planetin tonë blu dhe e ndryshojmë botën gllënjkë pas gllënjkë.